Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë reperja, me anë të një postimi në rrjete sociale ditën e sotme.

Ajo publikoi një foto pranë foshnjës së porsalindur, duke zbuluar se janë bërë me djalë. Reperja e ka jetuar në fshehtësi të plotë pritjen e ëmbël, prandaj ky lajm ka habitur jo pak ndjekësit.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një foto ku shihet pranë të birit, së bashku me Mozzikun. Ata nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushit.





