Nga Shqipëria / E Hënë 17 Maj 2021, 19:07

Nuk na habit më asgjë: Loredana dhe Mozzik bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia e bebit

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë. Po, po...pikërisht siç e lexuat! Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto pranë foshnjës së porsalindur, duke i zbuluar dhe gjininë. Dyshja janë bërë prindër të një djali. Loredana e ka shoqëruar foton me emojin e familjes me dy fëmijë (djalë dhe vajzë).

Pak kohë më parë në rrjet u përfol se ajo ishte shtatzënë, mirëpo gjithçka mbeti në kuadrin e aludimeve deri më sot. (Lexo këtu)

Reperja e ka mbajtur shtatzëninë të fshehtë për 9 muaj, ashtu si dhe lindjen e bebit. Ajo nuk është shfaqur askund me barkun e rrumbullakosur, por kjo nuk është diçka e re. Njëjtë si Loredana, edhe Tuna e fshehu shtatzëninë e saj. Vetëm pak ditë më parë ajo njoftoi se është bërë sërish me djalë.