Nga Shqipëria / E Hënë 17 Maj 2021, 17:05

Si kurrë më parë këtë vit, vetëm 17 raste të reja me Koronavirus: Ky qytet ia kalon Tiranës

Gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve të reja me Koronavirus është ulur ndjeshëm. Për herë të parë pas shumë muajsh, nga 2639 testime janë konfirmuar vetëm 17 qytetarë pozitivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.