Nga Shqipëria / E Hënë 17 Maj 2021, 16:04

‘Më kapi Eri o ma’, 13-vjeçari në Cërrik abuzohet nga një djalë: Po lypja, më çoi te varrezat...

Një ngjarje e rëndë është denoncuar sot në “Shqipëria Live”. Një 13-vjeçar ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një djalë rreth 18 vjeç para 6 muajve. Ai ka treguar se i ka thënë të ëmës, mirëpo kjo e fundit nuk ka reaguar, ndërsa kur i ka thënë babait ata kanë shkuar në polici.

“Isha një ditë në Cërrik. Po lypja unë dhe më pa ai çuni, po më ndiqte me vrap. E njihja si fytyrë, e quajnë Eri. Unë ika për shtëpi dhe qëlloi ai aty, më tha hajde këtej për shtëpi. Ika andej unë, nuk kishte njeri. Kërkova ndihmë po nuk erdhi njeri. Më tha mos i thuaj njeriu në shtëpi. I tregova mamit unë. I thashë më kapi Eri. “Mirë tha mirë”, nuk reagoi mami. Pas 20 ditësh i thash babait. Ai më është afruar prapë por unë kam ikur me vrap. Babait i thashë më kapi Eri më bëri një gjë. Me babin ikëm në polici”, ka rrëfyer 13 vjeçari.

I ati i tij ka folur po ashtu për “Shqipëria Live”, ku ka treguar se Eri e kishte kërcënuar të birin se do e vriste. Ai ka rrëfyer se i biri ka tani probleme dhe frikë të dalë jashtë, mirëpo askush nuk iu ka ofruar ndihmë.

“Çuni im ka vajtur për të gjuajtur peshk. Ai Eri e ka kërcënuar. E njoh si çun. Djali më ka thënë kështu kështë puna. I thashë pse nuk më ke thënë më përpara, më tha se e kishte kërcënuar, tha më nxorri thikën po tregove unë do të vras. E kishte çuar në Elbasan te varrezat. Atë natë çuni ka ardhur vonë në shtëpi, e kërkuam me polici. Pas një jave ika me çunin te spitali, i bëmë analiza mos kishte probleme. Çuni ka probleme, nuk e çoj në shkollë se ka frikë. Nuk na kanë ndihmuar aspak”, ka treguar ai.

Në studion e "Shqipëria Live" u zbulua se 18 vjecari është dënuar me 13 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj të miturve.