Sot më 17 Maj në Ditën Kundër Homofobisë, pjesëtarë të komunitetit dhe persona pro tyre u mblodhën në një protestë paqësore në sheshin Skënderbej.
Ata shpalosën flamurin simbolik në ngjyrat e ylberit dhe një mesazh që janë të barabartë si çdo qytetar.
Prej vitesh komuniteti LGBTI+ kërkojnë të drejtat e tyre dhe trajtimin e barabartë në shoqëri.
