Nga Shqipëria / E Hënë 17 Maj 2021, 14:02

'Kunati më ngacmonte seksualisht, burri nuk e vinte ujin në zjarr...'

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ishte një nënë 36-vjeçare me tre fëmijë 14 vjeç, 11 vjeç dhe 6 vjeç. Ajo rrëfeu se kërcënohet nga ish-bashkëshorti i cili e përndjek dhe ka frikë të dalë nga shtëpia. Edhe pse ka marrë urdhra mbrojtje sërish ai ka vazhduar ta dhunojë.

Ajo tregoi se vendimin për t’u divorcuar përfundimisht e ka marrë pasi filloi të ngacmohej seksualisht nga vëllai i burrit.

Gruaja: Arsyeja pse unë jam ndarë nga bashkëshorti ka qenë kunati. Kunati abuzoi me mua, kam bërë denoncim dhe nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë. Filloi të më shprehte ndjenjat, jo të pëlqej, jo më mirë të të kem unë se dikush tjetër, kam bërë denoncim dhe ka ndenjur brenda 72 orë maksimumi dhe ka dalë. I them bashkëshortit dhe më thotë, po çfarë të bëjmë, e kam vëlla. Ka ndodhur në Korrik të këtij viti. Nuk e vuri ujin në zjarr dhe e lashë. Kunati është i martuar.

Mirela Miloril: Fole me bashkëshorten e tij?

Gruaja: Po fola, por thoshte që nuk kam se çfarë t’i bëj.

Gruaja tregon se të dy dhe ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij e kanë në natyre këtë gjë dhe janë të lëvizshëm, madje të dy janë konsumues të alkoolit.

Mirela Milori: Foli vëllai me vëllanë?

Gruaja: U qëlluan, u bënë, vajta në polici, bëra kallëzim dhe nuk është se e mbajtën brenda.

Mirela Milori: Pra ti i the bashkëshortit tënd.

Gruaja: I thashë që më mori një ditë më çoi në punë dhe më tha më mirë të të kem unë se dikush tjetër dhe aty më hidhet sipër. Kam hapur derën e makinës, kam dalë, e ka marrë telefonin e ka thyer sepse i thashë që unë të kam bërë video, i kam të gjitha me fakte. Më tha mua nuk më denoncon dot, nuk më bën dot asnjë gjë. Ma merr telefonin, ma thyen  dhe e mori ai vetëm për mos të shfaqur provat. Gjerat sa vinte dhe filluan të përkeqësoheshin, burri po pinte më shumë, filloi të më akuzonte për shumë gjëra. Duke qenë se kunati nuk arriti dot aty ku donte, filloi të fliste sipas interesit të tij, aty filluan konfliktet, grindjet sa u detyrova të iki dhe të jetoj tek prindërit e mi.