Nga Shqipëria / E Hënë 17 Maj 2021, 12:12

Në pritje të ëmbël, ja si përkëdhelet Orinda nga vjehrra

Orinda Huta po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Moderatorja është në pritje të një vajze dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur.

Orinda vazhdon punën e aktivitetin e përditshëm dhe së fundmi ka ndarë disa foto gjatë një shëtitjeje.

Moderatorja shfaqet e veshur me rozë dhe shkruan: “Me gocat e mia”. Por në sy bie komenti i mamasë së Turit, Elidës, e cila e përkëdhel nusen dhe mbesën që do vijë në jetë me fjalët: “Gocat e nënës”, shoqëruar me një emoji larg syrit të keq.