Pak ditë më parë Tuna dha lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Zen.

Këngëtarja e mbajti të fshehtë lajmin për 9 muaj dhe atëherë kur ne nuk dinim asgjë realizoi këtë set fotografish me barkun e rrumbullakosur, foto të cilat vendosi t'i publikojë sot.


"29 javëshe shtatzënë. Kur ju nuk dinit asgjë", shkruan Tuna.

Së fundmi, Tuna publikoi në rrjete sociale videon kur kanë zbuluar gjininë e fëmijës me një festë gjigante me njerëzit e saj të afërt. Gjininë e bebit e ka zbuluar me anë të një avioni, i cili ka lëshuar tym ngjyrë blu gjatë nisjes. Këngëtarja shfaqej pranë të birit, Tianit dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.
View this post on Instagram
