Vetëm pak javë pas lindjes, Arbenita Ismajli i ka habitur të gjithë sa shpejt i ka rikthyer linjat trupore. Modelja publikoi disa foto ku shfaqej me një veshje të ngushtë që i vinte në pah trupin dhe barkun e sheshtë.

Arbenita dhe Fero u bënë prindër në muajin prill dhe i vendosën vajzës emrin Nina.

Modelja është bërë nënë në një moshë të re dhe kjo ende nuk i besohet. Kështu tregonte ajo në një nga postimet e fundit në Instastory.

Gjatë këtyre ditëve, Fero e Arbenita kanë ndarë momente me vogëlushen, por nuk e kanë zbuluar portretin e saj.

