Italia ka vendosur heqjen e karantinës për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli. Ndërsa për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.
Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit, ka hyrë këtë të dielë në fuqi.
