Pak ditë më parë u zbulua lidhja e Graciano Taganit me moderatoren bukuroshe, Argjira Spanca. Këtë lajm ata e kanë konfirmuar edhe vetë, përgjatë emisionit “E diell”.

Ata e pranuan lidhjen publikisht dhe u shprehën se kolegët e tyre e kanë ditur prej kohësh.
“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, tha Graciano.
Argjira: E dinit, pse bëni sikur se dinit?

Më tej, Manushi i tha me shaka Argjirës: “Si ka mundësi mes miliardave njerëzve në botë, shkove zgjodhe Gracianon? Nga ty prisja më shumë”. “Kaq e mirë sa je ti, edhe ky që është shumë i mirë më duket pak”, vijoi ai.




