Pak muaj më parë moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo la Zvicrën për t’u përfshirë në politikë. Ajo u rikthye në Shqipëri dhe mori rolin e zëdhënëses në Partinë Demokratike.

Floriana ka qenë së fundmi e ftuar në “FitStation”, në News24, ku ka folur për herë të parë që pas humbjes së Partisë Demokratike. Ajo ka treguar se është zhgënjyer shumë nga rezultati, por megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.
Zgjedhja e familjes tonë për tu kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”, është shprehur moderatorja.




