Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Irenës, e cila 8 vite më parë kishte vendosur të kujdesej për dy fëmijët e kunatit të ndjerë. Fatkeqësisht ai i kishte dhënë fund jetës tre ditë pasi e shoqja e kishte braktisur.

Pavarësisht problemeve ekonomike, Irena ishte përkushtuar në maksimum ndaj dy fëmijëve, duke mos bërë diferencime mes tyre dhe tre fëmijëve të saj. Ajo tregoi në studio dhe vështirësitë me të cilat është përballur për të rritur 5 fëmijë të vegjël.

“Fëmijët më japin dashuri. Kam qënduar shumë netë pa gjumë. S’kam bërë asnjë natë relaks por është dashuria në çdo gjë”, rrëfeu ajo e përlotur, teksa shtoi se janë detyruar të jetojnë në kontenier pasi shtëpia e tyre ishte shpallur e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Irena u surprizua në studio nga dy fëmijët e kunatit të ndjerë, Gabrieli dhe Fatimja. “Faleminderit që je kujdesur për ne dhe të duam shumë”, i thanë ata.
View this post on Instagram
