Sot në “Përputhen+40” Stela kërkoi që Armando t’i kërkonte falje. Ajo tha se konkurrenti e kishte ofenduar rëndë në puntatën e shkuar, duke i thënë “Shko ti që puno te semafori”.

Kjo ishte dëgjuar dhe nga Arjan Konomi, i cili shpërtheu keq ndaj tij.
“Nëse ti i thua ashtu, ose do zhdukesh që këtë ose kërkoji falje, se jam unë i pari që kërkoj të zhdukesh ti nga këtu. Nuk mund t’i thuash një vajze ashtu. Të të vijë turp për atë që ke thënë. Nuk mund t’i thuash asaj “shko ti që punon në semafor”. Si mund t’i thuash ti, mosha jote? Kemi problem me ata, pak më shumë se adoleshentët te emisioni tjetër, jo me ty”, i tha opinionisti.

Armando u justifikua duke thënë se dhe Stela e kishte ofenduar.
Stela: Të thashë ti je nga ata çunat që rrinë te trotuari dhe hanë fara.
Armando: Po gënjen, më the ti do dalësh te trotuari
Stela: Kështu të thashë dhe kuptimi ishte nga ata njerëz që bëjnë thashetheme
Bora: Na kanë ardhur shumë mesazhe për këtë frazë tënden (drejtuar Armandos). Nëse ke për të kërkuar falje, kërko në këto moment ose do merren masa kundrejt teje.
Konkurrenti nuk pranoi t’i kërkonte falje dhe vazhdoi të justifikonte veten.




