Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Maj 2021, 20:08

Plas keq sherri mes Don Xhonit dhe Noizyt, ofendime dhe fyerje të rënda (Video)

Reperi i njohur Don Xhoni ka publikuar së fundmi freestyle-n e tij më të ri, të titulluar “Unë foli i fundit”. Teksti është marrë nga ndjekësit si diss për Noizyn dhe Varrosin, si më të “vjetrit” në këtë fushë.

“E ti more plaku i flliqt ki me cof e nuk t’boj diss. Ti nuk je artist, je shërbëtor kompromis”, thuhet në freestyle. Pas publikimit, Noizy ka reaguar me anë të një videoje në Instastory, ku shfaqet duke qeshur me të madhe. (Videoja nga "Hip Hop shqip")

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_)

Don Xhoni nuk e ka lënë me kaq dhe e ka thumbuar keq në rrjete sociale. “Po ju djeg aa? Po ju djeg vallah. Ju duhet me dhënë dashuri kur po hyjne reperat e rinj, e jo me dhënë urrejtje e me u përpjek me i ulë e me i nënëçmu se ju marrin fytyrën, rasti konkret. Jo me ju bërë diss por vec hajgare duke bërë, po jua marr fytyrën. Ju dua shumë, ju e dini që ju dua”, ka shkruar ai, duke vijuar më tej në ofendime të rënda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vipvideooos