Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Maj 2021, 19:07

Beqari italian në takim me Gilbertën, Luljeta plas nga xhelozia

Në puntatën e sotme të “Përputhen+40”, Luljeta u bë xheloze për Giuseppen, italianin beqar. Ai pranoi një takim 4 minutësh me Gilbertën në studio.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luljeta: Mos më kërko mua! Unë nuk të takoj më

Giuseppe: Për ty kam një preferencë të madhe

Luljeta: Leje, leje, nuk të dua më

Giuseppe: As në Itali, as në Shqipëri, si energjia jote nuk kam parë kurrë

Luljeta: Ashtu e dredh ti, je një dredharak ti

Giuseppe: Ti je nishja

Luljeta: Ti je çapkën, i hedhur, i do gjitha femrat e bukura, i do dhe më të vogla...unë moshën ta thashë, u tregova e sinqertë

Giuseppe: Se ke provuar martesën ti, se di

Luljeta: E të të provoj ty tani?

Arjani: Çke Luljeta?

Luljeta: Më tradhtoi, pa u takuar me mua, takoi Gilbertën. Unë bëhem xheloze

Arjani: E kërkoi Gilberta në takim

Luljeta: Mos ta pranonte! Ke ardh për mua e Shqipen, jo për zonjat. Tani i bie që dhe Samiu, Olti etj etj të na kërkojnë ne.