Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Maj 2021, 19:07

Dikur shoqe të ngushta, ç'ndodhi mes Adrolës dhe Xhesikës

Dikur Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin i shihnim në shoqërinë e njëra-tjetrës shpesh, por prej kohësh modelet nuk janë parë më bashkë. Nga ky fakt lindën dhe aludimet se shoqëria e tyre ishte prishur, por Xhesika mohoi gjithçka. Megjithatë aludimet kanë nisur sërish pas një detaji që është vënë re. 

Xhesika dhe Adrola nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ditët e sotme tregon shumë për marrëdhënien mes shoqeve. 

Asnjëra prej modeve nuk ka reaguar, por postimi i fundit i Adrolës është komentuar si thumb për Xhesikën.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje.”, shkruhet në postimin e Adrolës.

Burimi: iconstyle