Edhe pas daljes nga “Përputhen”, Ana Kauri vazhdon të mbetet një ndër vajzat më të komentuara në rrjet. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit, siç ka bërë dhe së fundmi.

Një ndër ndjekësit i ka bërë një koment negativ, mirëpo Ana nuk ia ka kursyer një përgjigje. “Të flasim për shëmtinë tënde dhe mënyrën e shëmtuar si lyhesh dhe të duket vetja VIP”, i ka shkruar ndjekësi/ndjekësja.

“Sa mllef që paske. Më vjen vërtetë keq për ty, shumë!”, i është përgjigjur ish-konkurrentja e “Përputhen”.
View this post on Instagram



