Një incident është shënuar tek “Rruga e Kavajës”, në kryqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.
Burimi: Top Channel
