Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 6-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk ka munguar një festë princeshash, pamjet nga e cila Nora i ka publikuar në rrjete sociale.

Renee, e cila tashmë është bërë një zonjushë e vogël dhe e bukur, shihet e veshur me një fustan të kuq. Ajo ka festuar me miqtë e saj, teksa ka fryrë dhe qirinjtë e tortës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja”, ka shkruar Nora krahas pamjeve.







