Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 15 Maj 2021
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3400 testime dhe janë konfirmuar 39 raste të reja me Koronavirus. Numri i testimeve është rritur nga dita e djeshme (2,964), ndërsa numri i rasteve të reja është ulur sërish (dje ishin 49).
Në orët e fundit kanë ndërruar jetë 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
