Dafina Zeqiri ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë ku tatuazhet në trup kanë rënë në sy, por këngëtarja së fundmi ka marrë një vendim të papritur.

Dafina ka vendosur të fshijë tatuazhin që kishte në gjoks. Këngëtarja publikoi disa pamje se si duket pas fshirjes së tatuazhit dhe shkruan:
“I dua tatuazhet e mia! Artisti im i tatuazheve është më i mirë! Unë vetëm…çfarëdoqoftë”.

Aktualisht Dafina është duke punuar për të publikuar këngën e saj më të re me titull “Japa” e që pritet të vijë si pjesë e dytë e këngës “Vuj, vuj, vuj”.
