Reporteri i BBC Arab, Adnan Elbursh po raportonte drejtpërdrejt nga Gaza kur një ndërtesë prapa tij u shemb pasi u godit nga një sulm izraelit.
Elbursh dhe ekipi vazhduan transmetimin, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.
Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë vazhdojnë dhe deri më tani 137 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza. Sulmi më i fundit izraelit ishte në një kamp refugjatësh, ku u vranë tetë persona, shumica gra dhe fëmijë.
