Nga Shqipëria / E Premte 14 Maj 2021, 21:09

Ana Kauri i del në krah Jasminës dhe thumbon keq Andin

Jasmina u rikthye sot në “Përputhen” për të surprizuar Olën për ditëlindje. Mirëpo, ajo nuk i shpëtoi pyetjeve rreth Andit. Ish-konkurrentja tregoi se i kanë shkëputur të gjitha kontaktet, pasi sipas saj, Andi nuk ishte më i njëjti me të.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë, duke pasuar edhe ngjarjet, fama, vëmendja nuk i bënë edhe aq mirë. Nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pas daljes nga “Përputhen” nuk ishin gjërat njësoj. Ishte frekuentimi por fjalët mbeteshin të njëjta që jo nuk bën, jo bën. Ishte akoma në mëdyshje. Edhe pse në veprime ishte totalisht kundra fjalëve. Me veprime sillej si i dashuri im, ndërsa me fjalë ishte i ndryshëm. Ai nuk më kishte treguar që do ishte ndihmës i një shoqeje, që as nuk e ka shoqe”, tha Jasmina.

Në faqen zyrtare të “Përputhen” është publikuar videoja e kësaj deklarate dhe në sy ka rënë një koment nga Ana Kauri. Ajo ka thumbuar Andin duke e quajtur aktor.

“Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar ish-konkurrentja.