Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 14 Maj 2021
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,964 testime dhe janë konfirmuar 49 raste të reja me Koronavirus.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.
Po ashtu, brenda ditës janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Jetën nga Koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve e ka humbur një 71-vjeçar, nga Berati.
