Nga Shqipëria / E Premte 14 Maj 2021, 17:05

'E kam sjellë unë nga Amerika', vëllai i Andit i kthehet publikisht Jasminës

Në një intervistë për moderatoren Ester Bylyku, Jasmin Kadriu ka treguar se i ka sjellë Andit vëllain nga Amerika si surprizë, por ai nuk e ka përmendur në asnjë vend.

“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai nuk e përmendi në asnjë vend”, është shprehur ajo.

Deklarata e saj nuk është pritur dhe aq mirë nga vëllai i Andit, Beni. Ai ka reaguar me anë të një postimi në Instastory, duke e korrigjuar Jasminën.

“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprizën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit", ka shkruar ai.