Nga Shqipëria / E Premte 14 Maj 2021, 12:12

'Kërkoj më shumë se gjoks dhe të pasme', Michele Morrones i vihen kundër të gjithë

Michele Morrone, aktori i filmit “365 Days” është kritikuar nga ndjekësit në rrjete sociale pasi ofendoi rëndë Belen Rodriguez. Gjatë një videoje live, Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.

“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…” tha ai duke e nënçmuar Rodriguez-in.

Menjëherë ndjekësit hanë hedhur në sulm duke thënë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore ndërsa të tjerë shkruanin se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.