E ftuar në emisionin “Jashtë loje” Bieta Sulo tregoi se ajo e Albani kanë pasur një periudhë të vështirë në marrëdhënie, kur vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri.

Por një mesazh në celular nga Albani e ndryshoi situatën dhe ata e kaluan krizën në çift.
“Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim. Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu Bieta.
View this post on Instagram
