Nga Shqipëria / E Premte 14 Maj 2021, 10:10

Greqia i jep fund izolimit, hapen dyqanet, muzetë, kazinotë, lejohen dasmat...

Pas muajsh të tërë bllokimi për shkak të pandemisë, sot Greqia i ka dhënë fund izolimit total. Nga sot do të hiqen kufizimet për udhëtimet ndër-rajonale, turizmin. Ora policore do të nisë pas orës 00:30. Dyqanet do të rihapen duke zbatuar një protokoll strikt duke ruajtur distancën mes klientëve.

Nga sot do të rihapen muzetë dhe kazinotë. Ndërsa nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

Për turistët e huaj janë përcaktuar disa rregulla: Të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj që duan të vizitojnë ishujt duhet të jenë të paraqitur me certifikatë vaksinimi, ku doza e dytë e vaksinës duhet të jetë marrë jo më herët se 14 ditë më parë. Turistët duhet të paraqesin test PCR ose një vërtetim që e kanë kaluar COVID  nga 2 deri në 9 muaj më parë.

Në qershor qytetarët mund të zhvillojnë edhe dasma apo ceremoni të tjera në ambientet e jashtme.