Nga Shqipëria / E Premte 14 Maj 2021, 09:09

E pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët në mes të majit

Ndërkohë që të gjithë presin verën, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës. Reshje të shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata që kanë zgjatur gjatë gjithë natës kanë sjellë një pamje të jo normale për muajin maj.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative. Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm. 

Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëjmë thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve.