Nga Shqipëria / E Enjte 13 Maj 2021, 20:08

Ola ia thotë troç Shkëlqimit: Unë nuk martohem me një shqiptar

Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i parë i Olës me Shkëlqimin. Mirëpo, konkurrentja i tha troç se nuk do të martohet me një djalë shqiptar.

“Nuk dua të martohem me një shqiptar. Jam e dashuruar me meshkujt që janë rritur, e kanë edukatën jashtë. Nuk e dua të ketë mentalitetin shqiptar. Kjo dëshirë vjen si pasojë e sjelljes së mashkullit. Të dashurit që kam pasur kanë jetuar më shumë se gjysmën e jetës jashtë shtetit, e kanë marrë formimin jashtë”, u shpreh ajo.

Ola sqaroi në studio se nuk i pëlqen edukata e shqiptarëve, pasi janë të ashpër.  Deklarata e saj lumturoi Muratin, turku që është deklaruar për të në “Përputhen”.