Partnerja e Shpat Kasapit, Selvija ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në pesë”. Gjatë intervistës me Bieta Sulon ajo tregoi se ka agjëruar gjithë muajin, së bashku me Shpatin.

Selvija u shpreh se të gjitha lutjet e saj shkojnë për të pasur një fëmijë.
“Unë jam e përgjithshme në lutje, kur bëj lutje bëj për të gjithë ata që më duan, por lutja që të kemi një fëmijë është më primarja, nëse do Zoti”, tha ajo.

Kujtojmë se pak kohë më parë Shpati ka treguar se do donte një vajzë, ndërsa Selvija një djalë.





