Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 13 Maj 2021
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,596 testime dhe janë konfirmuar 45 raste të reja me Koronavirus. Qyteti me më shumë raste të reja është Tirana.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
