E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ishte ditën e sotme Driola një grua 45 vjeç e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës. Ajo tregon se u largua nga familja e prindërve pasi nuk pranoi të martohej me një burrë nga fshati. Me ish-bashkëshortin e parë u njoh në Pogradec dhe tregon se në fillim marrdhënia e tyre ishte e mirë, por më pas e kapi në krevat duke e tradhtuar me një femër tjetër.
Driola tregon se kur shkoi tek një lokal për të pirë ujë, njohu një burrë i cili sapo ishte divorcuar, ai ishte 45 vjeç, ndërsa ajo 28. Ai filloi ta ngacmonte dhe pas disa kohësh filluan të bashkëjetonin. Pas 2-3 vitesh erdhi në jetë djali.
Mirela Milori: Pse u ndatë?
Driola: Kur erdhi nga Greqia ky, unë sa kisha lindur Sidritin. Një ditë më dha një 10 mijë lekëshe dhe më tha ik bli ushqime dhe unë shkoj tek dyqani afër shtëpisë, blej gjëra për të ngrënë dhe kur vij unë nuk ma hapte derën. Në dhomë dëgjoja disa zhurma, i thoja hape derën, im shoq dhe një femër ishin në rrobe. Nuk e di se si e bëri atë gjë, u habita. Kur hyj në dhomë, shqyej derën e kam parë një femër me burrin tim. Aty përdora dhunë me atë femër dhe me burrin, i rraha të dy. U Mblodhën të gjithë komshinjtë u habitën, i nxora siç i ka bërë nëna.

Mirela Milori: Çfarë flet? Ku e gjete gjithë atë fuqi?
Driola: Imagjino e bërë atë femrën nga turinjtë gjithë gjak, kur erdhi policia…
Mirela Milori: Ua gjynah, jo tek ajo.
Driola: Edhe burrit nuk ia lashë kokën mënjanë.
Mirela Milori: Nuk ishte faji i asaj, ishte faji i burrit tënd.
Driola tregon se ndërhyri dhe policia dhe u ndanë. Ai i thoshte se e donte, por kujtonte ato pamje dhe nuk e mendonte kthimin me të. Gjykata ia la djalin Driolës dhe i ati duhet të paguante nga 100 mijë Lekë çdo muaj.
