Nga Shqipëria / E Enjte 13 Maj 2021, 13:01

Surprizon hoxha nga Kosova, fal namazin me veshje tradicionale

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.

Ndërkohë në Kosovë një hoxhë nga Drenasi e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.

Sipas mediave kosovare joxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore.