Nga Shqipëria / E Enjte 13 Maj 2021, 12:12

E tmerrshme/ 20-vjeçarit i pritet koka nga vëllai dhe kushërinjtë pasi zbuluan se ishte homoseksual

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Iran ku një djali iranian dyshohet se iu pre koka nga familja e tij pasi morën vesh se ishte homoseksual. Ali Fazeli Monfared, 20 vjeç, kishte aplikuar që të përjashtohej nga shërbimi ushtarak për shkak të seksualitetit të tij.

Pretendohet se vëllai i Monfared dhe dy kushërinjtë e tyre kryen vrasjen brutale duke i prerë kokën të riut dhe e lanë trupin nën një palmë në një fshat, para se të lajmëronin mamanë e tij, raporton Mirror.

Monfared kishte planifikuar të udhëtonte në Turqi për të qenë me partnerin e tij vetëm disa ditë para vdekjes.

“Asgjë nuk është më e vështirë sesa je me shpresa se do e takosh personin që do brenda disa ditësh dhe më pas merr vesh që ka vdekur. Është shumë e vështirë të mos jem në gjendje ta shoh apo dëgjoj zërin e tij. Kjo është një dhimbje torturuese që do të mbetet në zemrën time deri në fund të jetës”, është shprehur partneri i tij.

Thuhet se Monfared kishte një marrëdhënie të vështirë me vëllain, i cili e kritikonte sesi vishej.