Prej disa ditësh, Kejvina Kthella po shijon pushime në Dubai, nga ku ka qenë tepër aktive me postime. Sigurisht modelja ka marrë të gjithë vëmendjen me fotot me bikini e format bombastike, por më tepër vëmendje ka marrë foto që ka postuar krah një mashkulli.

Kejvina dhe djali misterioz shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kjo ka nisur thashethemet se modelja në këtë mënyrë ka prezantuar partnerin.

Megjithatë ajo është siguruar që të mos ia zbulojë identitetin duke Ia mbuluar fytyrën me emoji e duke i lënë të gjithë kuriozë.



