Nga Shqipëria / E Enjte 13 Maj 2021, 10:10

Incident gjatë faljes së Fiter Bajramit, 40-vjeçari tenton të vetëdigjet: 'S'ka Zot'

Në përfundim të faljes së Namazit ne sheshin Skënderbej ndodhi një incident. Një person ka tentuar të djegë veten i lyer me benzinë duke hyrë mes besimtarëve.

Me thirrjet “Nuk ka Zot” ai filloi të kryente aktin e rëndë por ka qenë ndërhyrja e besimtarëve dhe e policisë më pas që neutralizuan qytetarin.

Komuniteti Mysliman tha se ai ishte një person me sëmundje mendore, dhe se kjo ngjarje nuk ka lidhje me besimin fetar.