Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i muzikës popullore në Kosovë Ismet Bogujevci. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci, përmes një postimi në Facebook.
Djali i këngëtarit shkruan se Bogujevci ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne, kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu. Per varrim do ju njoftojm ne vijim” shkruan Rigon Bogujevci.

