Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 23:11

‘Të gjithë po bëjnë këngë e klipe’, Capital T thumbon këngëtarët e rinj

Reperi i njohur Capital T ka thumbuar këngëtarët e rinj, të cilët nga dita në ditë shtohen në industrinë muzikore.


“Gjithkush po bon kang e klipe e klikime e followersa. Ma shumë artista se njerëz normal. Edhe sa, edhe sa, edhe sa bohet mirë”, ka shkruar Capitali në një postim në Instastory.

Kujtojmë se pak ditë më parë, reperi publikoi një këngë të quajtur “Rrushe”. Ky projekt muzikor është pritur shumë mirë nga publiku dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 1 milion klikime.