Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 23:11

Jennifer Lopez u rikthye në krahët e ish-it, reagon Alex Rodriguez

Kudo në rrjet po përflitet se Jennifer Lopez është rikthyer me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Mediat e huaja kanë raportuar se ata të dy e kanë kaluar fundjavën bashkë në një resort në Montana.

Si ka reaguar Rodriguez për lajmin në fjalë? Burime pranë tij kanë treguar për “US Weekly” se ai është bërë xheloz dhe se ende shpreson për një rikthim me Jenniferin.

“Alex është bërë xheloz që Jennifer dhe Ben po dalin bashkë. Ai akoma shpreson për një rikthim”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se Alex dhe Jennifer konfirmuan ndarjen vetëm pak kohë më parë. Ata deklaruan se kanë vendosur të jenë miq.