Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 21:09

‘Ju prezantoj me ndërhyrjen e rradhës’, Ana Kauri shokon ndjekësit me pamjen

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri ka bërë disa ndërhyrje estetike, të cilat i ka pranuar të gjitha publikisht. Ajo ka bërë hundën, buzët dhe ka rregulluar dhëmbët.

Së fundmi, Ana ka shokuar ndjekësit me një video në Instastory, në të cilën shihet me mollëza të bëra dhe buzë të ekzagjeruara.

“Hey miq, përshëndetje! Ju prezantoj me ndërhyrjen time të rradhës, janë pikërisht këto buzë të reja dhe këto mollëza të ngritura. Nuk e di por mua më pëlqejnë shumë”, shprehet ajo.

Ish-konkurrentja ka përdorur një filter në Instagram për t’u dukur e tillë, por ka dhe nga ata ndjekës që kanë besuar se ajo ka bërë operacione.