Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 16:04

U tha se ai dhe Fjolla janë ndarë, Fisniku i thotë të gjitha me këtë postim

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media një lajm sipas të cilit Fjolla dhe Fisniku janë ndarë. Ndonëse nuk bëheshin të ditura arsyet thuhej se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre pas kaq kohësh. Megjithatë Fisniku i ka mohuar pak më parë lajmet për ndarje me një postim.

Fisniku ka postuar një foto ku shfaqet krah Fjollës dhe uron Fiter Bajramin, teksa çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

"Familjarë të dashur, miq dhe dashamirës të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla", shkruhet në postim.