Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 14:02

Ministria e Arsimit vendos: Shkollat mësim dhe të shtunave

Nga kjo e shtunë dhe në tre javët në vijim shkollat e arsimit parauniversitar do të bëjnë mësim. Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit për të zëvëndësuar 4 ditët e fillimit të Janarit të cila u lanë pushim për shkak të situatës nga Covid.

Katër të shtunat mësim do të vijojnë deri në mbyllje të vitit arsimor për shkollat 9-vjeçare, të cilat përfundojnë më 8 Qershor, ndërsa provimet e arsimit bazë janë në periudhën 9-30 Qershor 2021.

Ndërsa shkollat e mesme do të përfundojnë një javë më vonë, më 15 Qershor.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, për vitin shkollor 2020-2021 maturantët mbarojnë vitin më herët, më 1 Qershor, pasi nisin sezonin e provimeve të maturës në periudhën 2-30 Qershor.