Teksa të gjithë mendonin se Ola dhe Murati mund të ishin çifti i rradhës në "Për puthen", Ola e akuzoi Muratin për tradhëti. Ajo solli në studio një foto të një vajze e cila kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit.

Murati tregoi se vajza është ortakja e tij. Mirëpo, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku.

Nuk dihet sa muajshe shtatzënë është vajza dhe as identiteti i saj. “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të partneres se Muratit, i cili prej kohesh po e shijon kete lidhje.



