Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Maj 2021, 10:10

Falë vaksinës, ky shtet europian mposht koronavirusin dhe i rikthehet jetës normale

San Marino është një nga vendet e para në Evropë që ka hequr kufizimet e Covid-19, falë vaksinës ruse Sputnik V. Fushata e vaksinimit bëri të mundur dhënien e dozës së parë për 90% të popullsisë dhe sapo janë ndjerë efektet pozitive të saj.

Në San Marino, një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Evropë dhe që tërheq çdo vit mijëra turistë është rikthyer jeta e përditshme dhe aktiviteti ekonomik.

Në vend nuk ka pasur asnjë rast infeksioni që prej 4 majit.