Në përpjekje të dëshpëruar për të luftuar pandeminë, në Indi njerëzit u janë drejtuar masave të dëshpëruara. Aktualisht India po përballet me valën e dytë të koronavirusit, e cila ka çuar në një gjendje paniku me shiftra rekord të infektuarish dhe viktimash.
Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes sepse disa njerëz po përdorin bajgat e lopës për kurimin e Covidit.

Mjekët po paralajmërojnë kundër kësaj praktike sepse nuk ka asnjë provë shkencore që bajga e lopës është efektive, dhe madje mund të çojë në sëmundje të caktuara.
Besimtarët në Gujarat kanë shkuar në stallat e lopëve për të mbuluar trupat e tyre me bajgë dhe urinë një herë në javë në një përpjekje për të rritur imunitetin e tyre ose për t’u rikuperuar nga koronavirusi. Pas aplikimit të bajgave të lopës në të gjithë trupat e tyre, presin që ajo të thahet. Pas kësaj, ata përqafojnë lopët për t’i nderuar ata dhe praktikojnë yoga për të rritur nivelet e tyre të energjisë. Pastaj e lajnë duke përdorur qumësht ose dhallë.

