Kudo në rrjet po përflitet se Jennifer Lopez është rikthyer me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Mediat e huaja kanë raportuar se ata të dy e kanë kaluar fundjavën bashkë në një resort në Montana.

Vetë Jennifer dhe Beni nuk kanë reaguar ende rreth këtij lajmi. Në një deklaratë për “Today”, miku i tyre më i mirë, Matt Damon është shprehur se shpreson shumë që dyshja të jenë bashkë.

“Është një histori shumë e bukur. Shpresoj të jetë e vërtetë. I dua të dy… kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë ai.




