Nga Shqipëria / E Martë 11 Maj 2021, 19:07

E papritur: Atdheu i propozon Sarës dhe largohen përfundimisht nga ‘Përputhen’

Pas tërheqjes së deklaratës për Gelianin (Lexo këtu), Sara u përball në studio me Atdheun. Ky i fundit deklaroi se ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Përputhen” dhe i propozoi Sarës të dilte me të çift.

Konkurrentja pranoi, duke i dhuruar dhe një puthje. Ajo i kërkoi t’i jepte fjalën për qëndrueshmëri.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Atdheu: Ja ku jemi sot, ku të çoi ajo deklaratë?

Sara: Nuk i kam bërë me qëllim gjërat

Atdheu: Po i ke bërë me nxitim

Sara: Ka qenë e shkruar për të ndodhur në këtë mënyrë, ka qenë e shkruar që ne të vuajmë, të lodhemi, të shahemi, që në fund të vlerësojmë njëri-tjetrin

Atdheu: Unë dua të deklaroj diçka. Dua të largohem sot nga programi, bashkë me ty nëse je dakord që ta vazhdojmë njohjen jashtë

Sara: Je i sigurt?

Atdheu: Shumë i sigurt

Sara: Më jep fjalën që do jesh i qëndrueshëm këtë rradhë?

Atdheu: Ku ka qëndrueshmëri më të madhe, nuk kthehem më

Pas deklaratës së tij, Sara i dha një puthje duke e pranuar propozimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)