Tuna dhe Patris Berisha janë bërë prindër për herë të dytë, me ardhjen në jetë të vogëlushit Zen. Këngëtarja e ka jetuar në fshehtësi të plotë shtatzëninë, prandaj ky lajm ka habitur jo pak publikun.

Sidoqoftë, në rrjet nuk kanë munguar urimet ndaj Tunës, qoftë nga ndjekësit apo dhe VIP-at, ku mund të përmendim Dafina Zeqirin. Ndonëse vajzat nuk kanë pasur raporte të mira, këngëtarja nuk ia ka kursyer një urim.

Mes shumë urimeve është vënë re mungesa e Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Ata të dy nuk e kanë uruar Tunën (të paktën në rrjete sociale) për lajmin e ëmbël.

Siç duket, Nora dhe Roberti kanë shkëputur çdo kontakt me këngëtaren. Kujtojmë se për një periudhë vëllezërit Patris dhe Robert Berisha nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë është përfolur se shkaku ka qenë Tuna. Marrëdhëniet mes Robert Berishës, Nora Istrefit dhe Tunës nuk kanë qenë aspak të mira dhe sherri i tyre është bërë publik.






